Shehi: Rama si Enver Hoxha! Shqiptarët të dalin në rrugë

Shehi: Rama si Enver Hoxha! Shqiptarët të dalin në rrugë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Sheh krahasoi kryeministrin Rama me ish-diktatorin Enever Hoxha. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, ai tha se opozitës nuk i ka ngelur rrugë tjetër përveç protestave.

Beti Njuma: Po sikur Kryeministri të ketë të drejtë dhe ta ketë shumicën?

Dashamir Shehi: Këtu Enver Hoxha pati të drejtë për 45 vjet në mendjen e shqiptarëve. Pati aq të drejtë, sa kur vdiq gjysma e shqiptarëve u shkarravitën duke qarë. Unë gjykoj që një pjesë e mirë e shqiptarëve ndoshta jo të gjithë e kanë kuptuar se kush i udhëheq, se ku po shkojnë paratë e veta, si abuzohet mbi ato dhe gjithë shtetin shqiptar. Gjykoj se i ka ardhur dita që të reflektojnë dhe të rebelohen, të dalin në rrugë, sepse kjo është e vetmja rrugë që na ka mbetur, jo se e duam këtë rrugë. Ikëm sepse mendojmë sepse arma parlamentare ishte dobësuar dhe ishte thyer ajo maja sa nuk vlente më.

Shehi u tregua modest, kur tha se në opozita qytetarët nuk do të gjejnë engjëjt, por theksoi se aty do të gjejnë njerëz të thjeshtë dhe burra shteti.

Dashamir Shehi: Të dalin në radhë të parë qytetarët e Tiranës. Nëse janë mërzitur nga ky njeri le të dalin. E di që nga pala opozitare nuk ka engjëj që ndrisin, ka qytetarë normal dhe politikanë normal. Shqipëria nuk ka më nevojë për heronj, ka nevojë për burra shteti normal, njerëz të ndershëm, të zbatojnë ligjet, që mbajnë premtime. Kaq! Nuk kemi nevojë për gjë tjetër. Kështu që dhe ata mos mundohen të gjejnë atje te tribuna opozitare ndriçimin sepse nuk është, por që arsye të mjaftueshme për të dalë për ta rrëzuar këtë rrëzuar këtë zotërinë ka.

EMISIONET