Shehi: Palmer nuk është Papa, pas datës 30 do numërojë hajdutët e Ramës në pushtet

Shehi: Palmer nuk është Papa, pas datës 30 do numërojë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar deklaratat e zyrtarit të DASH, Palmer, i cili ka kërkuar nga opozita që të distancohet nga dhuna në 30 qershor. Sipas Shehit, ai që nxit dhunë është kryeministri Rama, ndërsa Palmer pas 30 qershorit do të numërojë hajdutët dhe kriminelët e Ramës në pushtet.

Dashamir Shehi: Përtej asaj që ka thënë Palmer, se nuk është Papa,  një nëpunës politik është që nesër mund të ndryshojë mendim. Mund të mos jetë Palmeri nesër, vjen një Palmer tjetër nuk do ta dramatizoja këtu në këtë mes. Kjo është si tja dorëzosh Edi Ramës gjithë popullin shqiptar, të grabisi, ta vrasi dhe mos reagoi asnjë. Këtu nuk shikojmë shenja dhune në radhë të parë. U bënë 9 protesta dhe nuk kemi asnjë të plagosur. Një lëvizje më kaq paqësore nuk ka pasur ndonjëherë.  Këtu kur bëhen zgjedhje me një parti do ketë edhe reaksione. Deri tani situata është e qetë, ai që bën zhurmë për dhunë është zoti Rama, sepse e ka dashur gjithmonë këtë reagim të të huajve. Unë gjykoj që zoti Palmer pas datës 30 do fillojë të numërojë nga pak gjithë hajdutët dhe kriminelët që Rama ka mbledhur në pushtet

EMISIONET