Shehi: Nëse opozita triumfon të shtunën, dy palët e zgjedhjeve në fund të vitit

Shehi: Nëse opozita triumfon të shtunën, dy palët e

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, thotë se nëse opozita arrin sukses me protestën e së shtunës dhe shtron rrugën për një qeveri tranzitore vendi duhet të mbajë dy palët e zgjedhjeve në fund të vitit.

Shehi: Unë do të isha që të bëheshin dy palët e zgjedhjeve bë fund të vitit nëse teza jonë politike do të domimnojë, do të dominojë nditën e shtunë dhe në vazhdim. Ndryshe duhet të shohim skema të tjera.

I ftuar në Ora News, Shehi vlerësoi në parim dhe draftmarrëveshjen e prozuar nga Basha për aleatët.

Shehi: Do të mbarojmë njëherë demonstratat. Jam i bindur që do të kemi sukses. Pas asaj hapen rrugë të reja politike dhe negociatat dhe diskutimet do të jenë mbi kushte të reja politike.

Një nga emergjencat politike është dhe reforma zgjedhore.

Shehi: Është një temë e rëndësishme, disa prej nesh e konsiderojnë kardinale. Nuk bëhet fjalë të shkëmbëjmë karriget, nuk mjafton më rrotacioni për ta nxjerrë Shqipërinë nga llumi.Duhet një përmbysje e madhe, përmbysja nuk bëhet me këtë sistem. Këtë i propozoj Bashës, shpresoj ta thithë si ide.

Në protestë, roli do të jetë i përbashkët thotë Shehi, teksa shprehet kundër fjalimeve të gjata.

Shehi: Roli do të jetë i përbashkët. Nuk kanë më vend fjalimet, popuylli me lirinë e vet dhe pjesëmarrjen e vet do të tegiojë deri kue  ka rezistebncën dhe agresionin kundër kësaj qeverie. Atë ditë do të tërhiqemi për ti dhënë popullit lirinë e duhur kundër kësaj qeverie që e ka dhunuar në shumë drejtime.

Teksa është përfolur si një kandidaturë e mundshme e opozitës për bashkinë e Tiranës, Shehi thotë se si ai ka disa kandidatë potencialë në PD.

Shehi: Duhet një personazh politik, nëse kam vlerë nuk kam vlerë si tirans por si një njeri që kam 30 vjet që investohem në politikë. Si puna ime brenda PD ka 5-6 veta, apo 7.

Po nëse PD ja jep LSI?

Shehi: PD është e lirë të zgjedhë cilin dëshiron, është partia më e madhe opozita. Ajo do të mbajë peshën e fushatëes dhe përgjegjësinë.Është një tezë që nuk na shqetëson, ne na shqetëson pjesëmarrja e ditës së shtunë.I bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të dalin. Lëvizja do të jetë paqësore. Qeveria po mundohet ta mbarsë me ide se do vinë kriminelë, absolutisht. PD ka bërë 3-4 mitingje të mëdha në Tiranë dhe nuk është thyer një xham.


EMISIONET