Shehi: Dua edhe një tjetër blerje, Skënderbeu lufton për titullin

Shehi: Dua edhe një tjetër blerje, Skënderbeu lufton për

Skënderbeu nuk ka bërë një merkato cilësore gjatë kësaj faze janari.

Kampionët në fuqi kanë kryer vetëm 2 goditje. Megjithatë, për trajnerin Orges Shehi merkato nuk është mbyllur këtu, teksa pret edhe një goditje tjetër. Në garën për titull, Shehi nuk është dorëzuar, duke theksuar se Skënderbeu do të jetë aty, pavarësisht vështirësive.

"Asani dhe Taipi janë dy lojtarët tonë. Vetëm këto të dy janë afrimet. Do të punojmë prap që të përforcohemi. Shpresoj që të përforcohemi edhe me një lojtar tjetër. Të gjithë ne në klub e dimë se kemi nevojë të përforcohemi, megjithatë do të mundohemi që t'ia arrijmë këtij objektivi. Por do të kërkoja më shumë nga lojtarët e tjerë, të jenë më agresiv para portës, pasi shkojmë deri atje, por nuk jemi agresiv. Nuk kemi atë inatin e futbollit, për ta konsideruar atë rast sikur të ishte i fundit. Të jemi 100% për ta konkluduar. Kurrsesi Skënderbeu, pavarësisht gjithë ndryshimeve, pavarësisht se e dimë se kemi shumë vështirësi, rast që ndodh me thuajse gjithë skuadrat e mëdha, por ne kurrsesi nuk heqim dorë nga gara për titull dhe për objektivat madhorë që i takojnë ekipit. "-zbuloi Shehi.

EMISIONET