Shehi: 10 mandate kishte Enver Hoxha por la shqiptarët pa bukë

Shehi: 10 mandate kishte Enver Hoxha por la shqiptarët pa bukë

Deputeti Dashamir Shehi nuk sheh asgjë të re në pragramin e ri qeverisës të “Rama II”

I ftuar në “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe, ai thotë se tashmë qeveria nuk ka më justifikimet e borxhit të trashëguar dhe armiqtë e shpallur të korrupsionit që ti përdorë si justifikim për ekonominë.

Shehi: Programi si ai i vjetri, kam shpresë që do të zbatohet sa i vjetri, do jetë po kaq i suksesshëm sa ai i vjetri. Në Shqipëri kanë qëndruar 10 mandate duke i lënë njerëzit pa bukë. Enver Hoxha kishte 10 mandate dhe pa bukë ishin. Po qe për mandate në këtë popull mund të bësh shumë gjëra.Nuk është më çështje mandatesh. Është bërë zhurmë këtu, jo borxhi i vjetër, tani thonë e rregulluam.Si u rregullua? Qenë 700 milion borxhë. E para nuk janë. E dyta dhe nëse janë. Çdo buxhet që i trashëgohet një buxheti tjetër ka një lloj borxhi fiziologjik 150 mln trashëgohen vit për vit. Ju në fund të këtij viti do të lini më shumë se 200 milion.Ai borxhi që ju thoni 700, qeveria e PD thoshte 200-300, unë po e bëj 500 milion.Nga të cilat 150 do ti trashëgosh prapë. Mbetën 350. 300 i morët borxh nga FMN.E gjithë ngarkesa e borxhit që rëndoi mbi zhvillimin e këtyre katër viteve qe 50 milion. Nëse juve në katër vjet u bika 15 milion rëndëse kjo e paska penguar që mos rritej ekonomia.Në të gjithë këtë analizë janë krijuar vështirësi që nuk kanë qenë. Janë sajuar armiq si LSI. Këtë e keni shkarkuar mbi këtë letrën.

/Oranews.tv/

EMISIONET