Doktori i Shkencave, Myzafer Kaçi është bërë pjesë e emisionit 'Diagnozë' nga Freskida Miloti ku ka folur për mbingarkesën në urgjencën kirurgjikale të QSUT si dhe për ndihmën e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ai tha se mbingarkesa gjendet dhe në urgjenca tjera si në atë të sëmundjeve të brendshme, pediatrike dhe në urgjencën e efektivit.

Dihet se urgjenca kirurgjikale punon 24 orë në 7 ditë të javës me salla operacioni, laborator dhe imazheri ku pret pacientët e sëmurë me probleme kirurgjikale.

Doktori shpjegoi arsyet përse ka mbingarkesë duke përmendur numrin e ulët të mjekëve në rrethe, të cilët kërkojnë më shumë të jetojnë dhe të punojnë në Tiranë.

Sipas tij, kjo gjë përballohet me shumë vështirësi por nuk do mbetet kështu pasi QSUT ka një kapacitet të caktuar. Atje ka njerëz që shkojnë nga rrethet për sëmundje shumë të thjeshta, të cilat mund të kurohen edhe në spitalet rajonale.

Gjatë bisedës për problematikat e ndryshme, ai cilësoi 'grua të hekurt' si dhe 'Merkel shqiptar' Ministren e Shëndetësisë, e cila punon me orar të zgjatur për të realizuar objektivat për përmirësimin e kushteve të QSUT-së.

 Ndryshe nga shumë vite më parë, doktor Kaci shpjegoi se në urgjencë bvëhen ndërhyrje të vështira në stomak, në mëlcinë e zezë, në mushkëri apo në veshka që bëhen në mënyrë urgjente brenda 24 orëve që pacientët shtrohen në spital.

Në emisionin shëndetësor 'Diagnozë' ai rrëfeu se drejtoria e QSUT po përpiqet shumë për ta përmirësuar këtë situatë.

/Ora News.tv/