SHBA sulmon Venezuelen

SHBA sulmon Venezuelen

Zyrtarët e Venezuelës dhe SHBA kanë shkëmbyer replika me njëri tjetrin,pasi udhëheqësi venezuelian Nicolás Maduro tha se disa parti opozitare nuk do të futen në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Departamenti amerikan i shtetit tha se kjo ishte "një masë ekstreme" e projektuar për të konsoliduar fuqinë e Presidentit Maduro.

I zgjedhur në vitin 2013, Z. Maduro pritet të kandidojë për një mandat të dytë në vitin 2018.

Ministri i Jashtëm venezuelian Jorge Arreaza e quajti deklaratën amerikane "qesharake".

Pas votimit në zgjedhjet komunale të datës 10 dhjetor 2017 , Maduro tha se partitë që kishin bojkotuar sondazhet do të ndalohen nga zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm.

"Ata nuk mund të marrin pjesë, ata do të zhduken nga harta politike," tha ai.

"Partitë që nuk morën pjesë sot dhe bënë thirrje për bojkotim të zgjedhjeve nuk mund të marrin pjesë më në zgjedhje" - tha Presidenti Maduro.

Zëdhënësja e departamentit të shtetit të SHBA, Heather Nauert reagoi ashpër ndaj njoftimit të zotit Maduro.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm venezuelian Jorge Arreaza, shkruajti në Tweeter se deklarata e SHBA ishte tregues i "pafuqisë" të administratës Trump.

EMISIONET