SHBA sanksione ndaj 19 rusëve dhe 5 grupeve sekrete për zgjedhjet dhe sulmet kibernetike

SHBA sanksione ndaj 19 rusëve dhe 5 grupeve sekrete për zgjedhjet dhe

Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione ndaj 19 individëve rusë dhe pesë grupeve, duke përfshirë shërbimet sekrete të Moskës, për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016 dhe sulmet kibernetike, tha të enjten Departamenti i Thesarit.

Sekretari i Thesarit të SHBA-ve, Steve Mnuchin tha se do të ketë sanksione shtesë ndaj zyrtarëve të qeverisë ruse dhe oligarkëve "për aktivitetet e tyre destabilizuese." Mnuchin nuk dha një afat kohor për sanksionet, të cilat ai tha se do të shkëpusnin aksesin e individëve në sistemin financiar të SHBA-së.

"Administrata është duke u përballur me veprimtarinë kibernetike malinje ruse, duke përfshirë tentativë për të ndërhyrër në zgjedhjet e SHBA, sulmet kibernetike shkatërruese dhe ndërhyrjet që synojnë infrastrukturën", tha Mnuchin në një deklaratë.

Agjencitë e zbulimit të SHBA kanë arritur në përfundimin se Rusia ka ndërhyrë në fushatën presidenciale të vitit 2016 duke përdorur sulmin dhe propagandën, një përpjekje që kishte për synim favorizimin e Presidentit Donald Trump, shkruan Reuters. Rusia mohon ndërhyrjen në zgjedhje.

Sanksionet e reja gjithashtu përfshijnë shërbimet ruse të inteligjencës, Shërbimin Federal të Sigurimit (FSB) dhe Drejtorinë e Inteligjencës (GRU) dhe gjashtë individë që punojnë në emër të GRU.

Veprimi i së enjtes bllokon të gjitha pronat e atyre që janë në shënjestër që i nënshtrohen juridiksionit amerikan dhe ndalon qytetarët amerikanë të angazhohen në transaksione me ta.

Thesari tha se sanksionet vijnë edhe për sulmet shkatërruese në internet, duke përfshirë sulmin NotPetya që shkakton dëme miliarda dollarë në Evropë, Azi dhe Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara dhe Britania muajin e kaluar ia atribuon këtë sulm ushtrisë ruse.

EMISIONET