Qeveria amerikane ka mbyllur zyrtarisht qeverinë për herë të dytë këtë vit pasi Kongresi dështoi të kalojë në kohë një masë të rëndësishme buxhetore. 

Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve duhet të miratonin marrëveshjen e re të shpenzimeve dyvjeçare.

Në janar, një dështim i ngjashëm me një projektligj çoi në mbylljen e qeverisë tre-ditore.

Demokratët bllokuan një projektligj financimi duke shkaktuar një mbyllje tre-ditore të qeverisë federale.

Senatorët, megjithatë, kanë debatuar gjithë natën dhe kanë votuar për të kaluar projektligjin, i cili tani duhet të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve.

Plani 600 faqesh propozon një rritje të shpenzimeve, me rreth 300 miliardë dollarë, për shërbimet e mbrojtjes dhe të brendshme.

Por ligjvënësit luftuan për të kapërcyer kundërshtimet e minutës së fundit nga senatori republikan Rand Paul.

Financimi federal për shërbimet qeveritare skadon zyrtarisht në mesnatë (05:00 në orën lokale).

Bisedimet po vazhdojnë, me shpresën se mbyllja mund të shfuqizohet përpara se të fillojë puna të premten.

Që kjo të ndodhë, plani duhet të kalojë edhe në Dhomën e Përfaqësuesve dhe të nënshkruhet nga presidenti.

/Ora News.tv/