Korea e Veriut përdori helmin VX, për të vrarë vëllain e liderit të saj, kjo sipas SHBA

Gjysëm vëllai i  Kim Jong-un u vra nga një sulm kimik në Malajzi, me urdhër të qeverisë Koreano Veriore. Në këtë konkluzion kanë arritur SHBA-të

Kim Jong-nam vdiq pas një takimi të çudishëm në aeroportin e Kuala Lumpurit në 2017-ën, kur dy gra sprucuan fytyrën e tij me helm

Gratë, që thonë se mendonin se po bënin një kamera të fshehtë humoristike, janë tani në proçes gjyqësor ku akuzohen për vrasje

SHBA thotë se do të vërë sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut në përgjigje të kësaj

"Kjo shfaqje publike e përbuzjes së normave kundër armëve kimike tregon sjelljen shpërfillëse të Koresë së Veriut dhe nënvlerëson faktin që ne nuk mund të tolerojmë asnjë program të armëve të zhdukjes në masë të Koresë së Veriut"- tha zëdhënësja e Departamentit të shtetit  Heather Nauert.

Amerika ka akuzuar vazhdimisht Korenë e Veriut se fshihet ajo pas sulmit që iu bë Kim Jong-nam, por Korea e Veriut mohon të ketë gisht në këtë çështje

Kim Jong-nam ishte shumë  i distancuar nga familja e tij dhe qe i mënjanuar nga jeta politike, duke favorizuar kështu gjysëm vëllanë e tij më të vogël  Kim Jong-un. Ai kaloi shumicën e jetës së tij jashtë shtetit si: në Macau, Kinë dhe Singapor.

Në të shkuarën ai ka folurt kundër kontrollit të dinastisë së familjes së tij në Korenë e Veriut dhe në librin e botuar në 2012 ai citon se besonte që gjysëm vëllait të tij i mungonin cilësitë e lidershipit.

Ai vdiq në Shkurt të 2017-s, menjëherë pasi  Siti Aisyah dhe Doan Thi Huong iu ofruan pasi ai bëri kontrollin për fluturim në aeroportin e Kuala Lumpurit.


/Ora News.tv/