Zëvendës kryetari i LSI, Luan Rama i ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora ka komentuar lajmin se Petrit Vasilit i është refuzuar viza nga ambasada amerikane. Rama thotë se nga komunikimi që ka pasur me Vasilin, ai i ka thënë se nuk ka aplikuar për vizë.

Luan Rama: Përpara sesa të vija këtu kam komunikuar me Vasilin dhe nga ai më është thënë se nuk ka aplikuar për vizi. Prej ceremonisë së inaugurimit të Presidentit Trump dhe deri sot zoti Vasili ka qenë 3 herë në SHBA me vizë zyrtare. Vizat zyrtare kanë një kondicion ligjor të parashikuar nga legjislacioni amerikan, që kanë kohë të limituar.

Kjo është një çështje e verifikueshme. Duhet parë që është aplikuar për vizië apo jo. Zoti Vasili më tha se nuk ka aplikuar për vizë sepse nuk ka pasur ndonjë ftesë ose nuk ka pasur ndonjë arsye që ai të shkojë në SHBA.

Jashtë të gjithë zhurmës që po bëhet kjo është lehtësisht e verifikueshëm duke iu drejtuar ambasadës së SHBA.

/Ora News.tv/