SHBA hap sot ambasadën në Jeruzalem

SHBA hap sot ambasadën në Jeruzalem

Shtetet e Bashkuara të Amerikës hapin sot Ambasadën në Jeruzalem.

Ambsadori David M. Friedman do të drejtojë ceremoninë dhe Zv. Sekretari i Shtetit John J. Sullivan do të udhëheqë delegacionin presidencial në këtë hapje historike, së bashku me Sekretarin e Thesarit Mnuchin, Këshilltarin e Lartë Jared Kushner, Këshilltaren Ivanka Trump dhe Përfaqësuesin e Veçantë për Negociatat Ndërkombëtare Jason Greenblatt

Ndërkohë një numër i madh i palestinezëve pritet të protestojë në kufirin e Gazës me Izraelin dhe shumë ambiente tjera.

Palestinezët kërkojnë që Jeruzalemi Lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të tyre në të ardhmen.

Ngjarja e sotme përkon me festimet e Ditës së Jerusalemit, një festim vjetor që shënon “ribashkimin” e qytetit pas luftës gjashtëditore më 1967.

Përndryshe 14 maji shënon edhe 70-vjetorin e krijimit të Izraelit.

EMISIONET