SHBA, fluturon nga furgoni, vdes shqiptari baba i një fëmije

SHBA, fluturon nga furgoni, vdes shqiptari baba i një fëmije

Një 36 vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti automobilistik në Ilinois të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Mediat amerikane shkruajnë se viktima është Mitildit Lako, banues në Elmwood Park, i cili në momentin e aksidentit, nuk kishte vendosur rripin e sigurimit e për pasojë u hodh nga dritarja e furgobit, kur u pas përplasjes nga një makinë tjetër.

Aksidenti ndodhi pranë Baker City rreth orës 8:00 pasdite.

Furgoni drejtohet nga shqiptari tjetër Stavri Plasari, 53 vjeç. Mjeti i tij u godit nga mbrapa nga një mjet gjysmë kamion drejtuar nga një 30 vjeçar. Lako pësoi lëndime vdekjeprurëse dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.

Plasari u transportua në një spital në Baker City.

Shoferi dhe një pasagjer i mitur në mjetin gjysmë kamion u dërguan gjithashtu në një spital me lëndime të lehta, sipas policëve.

Mitilditi ka lindur në Pogradec, Shqipëri më 5 maj 1982 dhe ka ardhur në Çikago (Elmwood Park, IL) për një jetë më të mirë, shkruajnë mediat lokale në SHBA.

Ai lë pas një djalë 12 vjeçar dhe gruan e tij.

EMISIONET