SHBA, adoleshenti vret prindërit dhe të motrën natën e ndërrimit të viteve

SHBA, adoleshenti vret prindërit dhe të motrën natën e

Një 16 vjeçar vrau prindërit, të motrën dhe familjarin e një shoku natën e ndërrimit të viteve duke e kthyer banesën në një lum gjaku.

Ndërkohë i vëllai dhe gjyshi i tij arritën të shpëtojnë informoi policia. Sipas Fox Neës adoleshenti qëlloi me një gjysmë automatic në banesën e tyre në New Jersey

Emri i adoleshentit nuk është bërë i ditur por mësohet se është i arrestuar ndërsa mësohen emrat e viktimave, i ati Steven Kologi, 44; e ëma, Linda Kologi, 42; e motra, Brittany Kologi, 18; dhe një familjare e shokut të tij, Mary Schultz, 70, e cila ndodhej në banesën e tyre.

Policia mbërriti në vendngjarje pas një telefonate. Djali u arrestua pa bërë rezistencë dhe prokurorët thanë se ai do të akuzohet si një i rritur për 4 vrasje dhe për armëmbajtje pa leje. Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi të tmerrshëm

EMISIONET