Dy reperët shqiptarë, Fero dhe S4MM kanë patur disa "beteja" virtuale, ku u përfol se i bënë dhe diss-e njëri-tjetrit. I ftuar në "Why Not" në RTV Ora, reperi nga Tetova zbuloi nëse do qetësohet ndonjëherë situata mes tyre dhe të bëhen miq.

S4MM: Jo, nuk besoj. Nuk jam zënë me të, jam zënë me tjetër njeri. Ai ka hyrë për tjetër njeri në problem me mua. Më ka shajt për shokun e vet. Tani shoku i tij ka dal prej aty, nuk është në label më, ai ka mbetur keq. Kështu që nuk kam cfarë të pajtohem se nuk ka arsye që të pajtohet me mua.

/Ora News.tv/