“Po të ishte gjallë do ta donim si çupën tonë”, mister motivet e vetëhelmimit të 16-vjeçares në Berat

“Po të ishte gjallë do ta donim si çupën

Shantazhi nga bashkëmoshatari shok shkolle me të cilin flitet për një lidhje tashmë i arrestuar, apo presioni familjar e mentaliteti për “dashurinë e gabuar”? Motivet e vetëflijimit të 16-vjeçares në Berat janë ende të mbuluara me mistere, ndërsa bashkëmoshatari i arrestuar mbetet në qeli me akuzën e përndjekjes.

Historia u përsërit në Berat, por motivet e që çuan drejt vetëflijimit 16 vjecaren Adela Çaçi nga fshati Duhanas mbeten ende mbuluara me mister.

Adoleshentja i dha fund jetës me fostoksinë dhe pas ngjarjes në pranga përfundoi një bashkëmoshatar, shok shkolle i akuzuar për përndjekje.

Në shkollën profesionale “Kristo Isak” ku dy protagonistët mësonin, thonë se u tronditën kur mësuan ngjarjen por nuk dinë të japin motiv.

Duke ja lënë në dorë organeve kompetente zbardhjen e motiteve, Drejtori i shkollës thotë se ajo kurrë nuk kishte shfaqur shenja bullizmi.

Drejtori: Ne në asnjë rast nuk na ka rezultuar që në shkollë të ketë bullizëm.

Në shtëpinë e djalit të akuzuar për shantazh e përndjekje duket se dinë më shumë për marrëdhënien mes të rinjve, ndërsa kërkimin e të vërtetës e orientojnë drejt presioneve për dashurisë e ndaluar për shkak të racave.

Babai i djalit: Nuk puqen karakteret midis dy familjeve tona. Sepse ne jemi komunitet egjiptian, ata janë komunitet tjetër. Megjithatë po të ishte cupa gjallë ne do ta donim si cupën tonë, do ta kishim si nusen e djalit tonë në shtëpi. Na tha që nuk ke punë me cupën time, e di vetë.

Babai i 16 vjeçarit  kërkon zbardhjen e ngjarjes edhe nëse fajësia bie mbi të birin, David Kovaçi që është lënë në burg nga gjykata.

Babai i djalit: Ne ja kemi lënë në dorë drejtësisë këto gjëra dhe unë besoj se çuni im është i pafajshëm.

Për psikologët alarmi është rreziku i madh i adoleshentëve për të shkuar në akte falale.

EMISIONET