Shans Market i hapur 24 orë, inagurohet filiali i dytë te Brryli

Shans Market i hapur 24 orë, inagurohet filiali i dytë te Brryli

Për qytetarët e Tiranës tashmë Shans Market vjen me një gamë produktesh dhe shërbimesh 24 orë në 24 orë. Objektivi i Supermarketit më të ri në Tiranë është t’u gjendet pranë qytetarëve me oferta dhe çmime konkurruese.

Shans Market do të ofrojë një gamë të gjerë produktesh me cilësi dhe çmime të konkurruese në kryeqytete. 

I vendosur pranë zonës së Brryllit në Tiranë, Shans Market do të qëndrojë i hapur 24 orë për 7 ditë të javës për të qënë në shërbim të qytetarëve.

Ofertat dhe çmimet tepër të favorshme tërhoqën në dyert e supermarketit qytetarë të shumtë,  ndërsa më të fëmijët patën mundësi të argëtoheshin me lojëra dhe muzikë.

Shans Market do të sigurojë larmishmëri produktesh, cilësi por mbi të gjitha një shërbim të kulturuar për klientët.

EMISIONET