Shampanjë për të gjithë! Fatura i mbërrin 150 mijë euro

Shampanjë për të gjithë! Fatura i mbërrin 150 mijë

Faturë e ekzagjeruar në lokalin e Flavio Briatore në Porto Cervo, Itali, për një manjat amerikan.

Milionari, me pushime në Nuova Sardegna, ka paguar plot 150 mijë euro, nga të cilat 2/3-at e pagesës ishin për shishe shampanje, gjatë fundjavës.

Amerikani i pasur ka porositur në tavolinën e tij një shishe "Mathusalem" di Cristal (gjashtë litroshe), me çmimin e 30 mijë eurove.

Më pas erdhën në zonën privé dy karrige mbi supe në formën e piramidës, me 50 shishe Dom Perignon.

Ardhja e shisheve, u shoqërua nga kolona zanore e filmit 'Rocky', ashtu siç është tradita e lokalit.

Manjati u tregua 'bujar' edhe në drejtim të të pranishmëve të tjerë që ndodheshin atë natë në diskotekë, me 'bulëza për të gjithë'.

Shampanja u konsumua në dy mbrëmje, të cilat për amerikanin u përmbyllën me blerjen e një xhakete me lëkurë krokodili në butikun vendas.

Fatura finale ishte plot 150 mijë euro.

EMISIONET