Shakaja pa kripë! Në shtrat me një gjarpër, luan dhe një krokodil

Shakaja pa kripë! Në shtrat me një gjarpër, luan dhe

Një person nga nxitur mjaft polemika pasi i ka vendosur në shtrat shokëve të tij një gjarpër, një luan dhe një krokodil ndërsa flinin gjumë dhe ka filmuar reagimet e tyre të tmerrshme.

Khizri Zapirov, nga Rusia shihet duke hyrë në dhomën e gjumit me një krokodil në duart e tij. Më pas e vendos në shtrat ndërsa dy shokët po flinin dhe bërtet me zë të lartë për ti zgjuar.

Kur njëri nga djemtë shikon krokodilin duke ecur në krevatin e tj del nga shtrati duke bërtitur ndërsa shokët e tij dëgjohen duke qeshur.

E njëjta ngjarje është përsëritur me një piton gjigand dhe luan, ku djemtë mbeten të tmerruar.

Shoqatat për të drejtat e kafshëve janë ankuar në polici dhe kërkuar që djali të dënohet për mizori ndaj kafshëve.

Ai tha se i kishte huazuar nga një mik që merrej me rritjen e tyre dhe se ai ishte i pranishëm në çdo video për të siguruar që atyre kafshëve dhe zvarranikëve të mos i ndodhte gjë.

EMISIONET