Pedagogia Elona Shahini e ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News, thotë se me turistët kosovarë është abuzuar me çmimet gjatë këtyre viteve duke bërë që ata të braktisin Shqipërinë.

Shehu: Me turistin kosovar unë mendoj se abuzohet në të gjithë bregdetin shqiptar, duke qenë se është numri më i madh i turistëve. Dhe abuzimet me çmimet vit pas viti, kanë bërë që ata të tërhiqen nga tregu shqiptar. Është e faktuar me fatura.

Sulçe: Kemi sjellë rast ku për të njëjtin plazh, faturat ishin të ndryshme për qytetarët shqiptarë dhe dyfish për kosovarët.

/Ora News.tv/