Shabani: Banorët e Kukësit u grabitën natën nga policia, Rexhep Rraja hynte e dilte nëpër komisariat

Shabani: Banorët e Kukësit u grabitën natën nga policia,

Politologu Endrit Shabani i ftuar në "Arena" në Ora News, tha se policia pa asnjë lloj mandati arrestoi gjatë natës banorët e Kukësit, ndërsa djali i deputetit socialist Rrahman Rraja hynte dhe dilte nëpër komisariat.

Shabani: Kur vjen puna tek protestuesit e Kukësit, policia dhe prokuroria pa mandat shkon policia në mes të natës duke i rrëmbyer nga shtëpia, kur vjen puna tek çuni i deputetit ai hyn dhe del nga komisariati, e kërcënon atë dhe vjen vërdallë. Ky është një krim që ndiqet kryesisht. Viktima thotë se unë dua të më dhunojë, por edhe në këtë rast, prokuroria e arreston pasi ai ka rrezikshmëri publike. Prokuroria vepron në emër të publikut. Ajo është nën kërcënim dhe kjo është e qartë. Deklarata e saj është një nga provat, prova të tjera janë raporti mjeko-ligjor, provë tjetër është përgjimi. Ka prova që ky djali i deputetit ka shkelur ligjin.


EMISIONET