Sfilata e 14-të e Naomi Campbell ku të ardhurat shkojnë për bamirësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2019, 16:40
Prej vitesh, modelja Naomi Campbell organizon evente për të mbledhur fonde bamirësie.
Mbrëmjen e së shtunës, ajo doli në sfilatën e "London Fashion Week", së bashku me modele të tjera.
Aty morën pjesë emra të mëdhenj të modës, të cilët kontribuan të ardhura për edukimin dhe zhvillimin e aftësive të fëmijëve në mbarë botën.
Kjo nismë e modeles nisi që në vitin 2005 me qëllimin për të ndihmuar njerëzit.
Eventi mblodhi shumë njerëz, një pjesë e madhe e të cilëve qëndruan për festën pas sfilatës.