Prej dy javësh kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika mungon në ndeshjet e ekipit për shkak të një problemi që ka ndjerë në gjurin e tij të djathtë dhe mjekët i kërkuar një pushim trejavor.

Vetë lojtari kishte shprehur dëshirën për të luajtur që këtë javë ndaj Erzenit megjithatë mjekët i kanë kërkuar të mos luajë as këtë javë. Për këtë arsye, Lika ka vijuar stërvitjen e diferencuar edhe pasditen e sotme nën mbikëqyrjen e fizioterapistit Ilirjan Haxhaja.

Gjendja e tij duket e mirë tashmë dhe nga ndeshja e javës tjetër, pritet të jetë në dispozicion të stafit teknik.

/Ora News.tv/