Sfidojnë ekipin e 13-të më të mirë, Doçi: Me ndihmën e tifozëve ia arrijmë!

Sfidojnë ekipin e 13-të më të mirë, Doçi: Me

Golashënuesja më e mirë e Botës në vitin 2018, Megi Doçi doli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Fortuna Hjorring, e vlefshme për raundin e 1/32-ave të UEFA Champions League. Sipas mesfushores së krahut, grupi është përgatitur mirë dhe së bashku me mbështetjen e tifozëve do të synojnë një rezultat pozitiv nesër.

"Është një ndeshje historike. Gjendja e skuadrës është shumë e mirë. Jemi përgatitur shumë mirë, teknikisht ashtu edhe taktikisht. Kërkojmë të bëjmë më të mirën në fushë. Morali i ekipit është shumë lart. Shpresoj t'ia dalim nesër."

Për fitore nesër? "Sigurisht që ekipi është i përgatitur shumë mirë dhe pse jo për fitore. Jemi për të konkuruar dhe për të dhënë maksimumin në fushë dhe shpresoj t'ia dalim."

Sa iu tremb kundërshtari? "Është e vërtetë që është një ndër 13 ekipet më të mira. Ne jemi përgatitur siç e thashë më para. Do të luftojmë maksimalisht për të marrë fitore nesër. Shpresoj që të na mbështesin edhe tifozët pasi do të jetë një tjetër motiv për të arritur te rezultati që duam. Forca më e madhe besoj se është grupi, pasi morali është shumë i mirë. Kemi mbështetjen e njëra-tjetrës dhe kjo besoj se do na bëj shumë mirë."- u shpreh Doçi.

Dueli i vajtjes mes Vllaznisë dhe Hjorring do të luhet nesër në "Loro Boriçi" me fillim nga ora 18:00.

EMISIONET