Sfidat me Sllovakinë, Bushi: Na penalizuan mungesat, në të ardhmen nuk do njohim rival

Sfidat me Sllovakinë, Bushi: Na penalizuan mungesat, në të

Trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi doli sot përpara mediave për të analizuar dy ndeshjet e humbura ndaj Sllovakisë, duke prekur në tërësi situatën në ekipin që ai drejton.

Bushi theksoi se mungesa e futbollistëve ishte një pjesë vendimtare në lidhje me paraqitjen e skuadrës në sfidat e fundit

“Në lidhje me dy ndeshjet me Sllovakinë, skuadra kishte jo pak mungesa, dhe që ndikuan shumë në forcën e grupit. Por, në këtë pikë do desha të specifikoj edhe rastin pozitiv që lidhet me ekipin kombëtar A, ku Abazaj, Ramadani e Bare iu bashkangjitën. Dhe është një kënaqësi shumë e madhe, kur skuadra përfaqësuese e parë furnizohet me lojtarë nga ekipi U-21. Më i rëndësishëm mbetet ekipi kombëtar A.

"Të jeni të bindur që të njëjtën gjë do të bëja edhe unë, për të patur sa më shumë elementë nga skuadra e shpresave. Në lidhje me grupin vuajmë mungesën e stopera-ve, por mbi të gjitha do desha të them, që prej shumë vitesh nuk ndodh që skuadra A të ketë kaq afrime lojtarësh që janë kontigjent i skuadrës U-21. Këtu do të përfshija edhe Rei Manajn, që për mua është sulmuesi më i mirë.

"Sidoqoftë, në lidhje me eleminatoret e ardhshme, kur do të vijnë lojtarë të datëlindjes 1998, kam bindjen se skuadra U-21 do të jetë pretendente për kualifikim, me këdo rival të ketë. Kjo, sepse kemi një kontigjent shumë të mirë lojtarësh të datëlindjes 1998”,- theksoi Bushi.

Skuadra kombëtare U-21 përfundoi me dy humbje ndeshjet zyrtare eliminatoret me Sllovakinë, në Tiranë dhe në Zilina, teksa takimet e ardhshme do të jenë me skuadrën kombëtare U-21 të Spanjës.

EMISIONET