Dalja nga objektivat ka ulur ndjeshëm interesin e tifozëve të Skënderbeut, të cilët kanë nisur të braktisen prej tyre.

Një gjë e tillë vërehet në takimin e javës së 29-të ndaj Kastriotit, me korçarët që kanë njoftuar edhe njëherë se biletat për këtë 90 minutësh janë ende në shitje. Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare në internet e Skënderbeut.

Ndërkohë, kujtojmë që për takimin e së dielës, një biletë kushton 1000 lekë në tribunat qëndrore gold, A dhe B. Ndërsa, në tribunën A dhe B kushton 300 lekë. Biletat e miqve dhe ata të tribunës C kushtojnë vetëm 200 lekë të rinj, teksa ato E dhe D vetëm 100 lekë.

"Ditën e dielë, Ora 18:45 në stadiumin ‘Skënderbeu’ luhet takimi i javës së 29-të ndaj Kastriotit.

Ju njoftojmë se vijon shitja biletatve të ndeshjes të cilat mund ti blini në pikat:

– Pika e shitjes (20 metra poshtë dyqanit vodafone) pranë stadiumit

– Stadiumi ‘Skenderbeu’ (Ditën e ndeshjes)

—————

Çmimet e biletave janë si më poshtë:

–  Tribuna Gold A & B – 1000 Lekë

–  Tribuna A, B – 300 Lekë

–  Tribuna C – 200 Lekë

–  Tribuna E, D – 100 Lekë

–  Tribuna (Miqtë) – 200 Lekë

Forca Ujqër!-thuhet në njoftimin e klubit. 




/Ora News.tv/