Ndeshja e sotme përballë Paris Saint Germain do të jetë takimi i 100 në Uefa Champions League për sulmuesin francez të Realit të Madridit, Karim Benzema.

Pas fitores 3-1 në "Santiago Bernabeu" Real Madrid vjen më e avantazhuar dhe një kualifikim i mundshëm i spanjollëve do të gëzonte Benzema-në, i cili do të “festonte” para Didier Deschamps, trajnerit që e ka lënë jashtë kombëtares franceze.

Përveç kësaj, ish-ylli i Olympique Lyonnais është po ashtu golashënuesi i tretë më i mirë i kësaj gare pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

/Ora News.tv/