E nis ditën në 6 të mëngjesit. Mjeti drejt punës janë këmbët e tij.

20 km cdo ditë nga fshati malor Dolanec në Lozhan ku është shkolla.

Mësuesi 38 vjecar Besnik Bedollari është i njohur në malësinë e Gorës në Korçë .

Përshëndetjet me banorët që ndesh përgjatë rrugës janë të ngrohta.

Komuniteti i është mirënjohës për sakrificën.

Lugina përgjatë Devollit e ndryshon dekorin sipas stinës, ndërsa mësues Besniku është shndërruar në udhëtarin besnik të këtij shtegu që gjarpëron mes herë mes malit e herë buzë lumit.

Mundimin nuk e quan sakrificë, por pasion.

Besnik Bedollari: Ky është pasioni i bukur i arsimtarit e ndërthurur me nevojën ekonomike, por edhe me shpirtin.

Besnik Bedollari, kujton të paktën 5 raste, kur jeta i është rrezikuar seriozisht, jo vetëm nga vështirësitë e rrugës, por edhe nga kafshët e egra që këtyre anëve janë të shumta

Besnik Bedollari: E kam ndjerë adrenalinën e lartë. Me egërsirat përballem me ariun shpesh herë, me ujkun tek apo në tufë, kam ndjerë ndjesinë edhe të frikës, të aventurës por edhe të krenarisë. 

Nuk i pëlqejnë hiperbolat dhe as termi Hero. Besniku thotë se është modeli i punonjësit e të shtetit, që profesionin e ka mision.

Besnik Bedollari: Jo unë jam heroi, por jam njeriu i duhuri që kam marrë një përgjegjësi dhe duhet ta realizoj me çdo kusht.  

Ka një mesazh dhe për kolegët pavarësisht se jo të gjithë punojnë e shpërblehen si Besniku

Besnik Bedollari: Të punojnë me shpirt dhe palodhje

Pas dy orë ecje nëpër shi, dëborë, diell, baltë, lum e gurë, në orën 8 mbërrin në shkollën e fshatit Lozhan

Frymëzimi i panoramës që e shoqëron cdo mëngjes i duhet edhe përgjatë orëve të lëndës së gjuhës dhe letërsisë shqipe që ua mëson 150 nxënësve në këtë shkollë

Nxënësit kanë fjalë falenderimi dhe vlerësimi për mësuesin e përkushtuar.

2 mijë banorët e Gorës e çmojnë Besnikun si mësues dhe si njeri i sakrificës.

Nesër sërish e presin 20 kilometrat vajtje ardhje, nxënësit, të papriturat e rrugës, lodhja por edhe kenaqësia dhe shpresa se nuk po bën thjesht një punë por po ndihmon modestisht në edukimin e brezave.

/Ora News.tv/