Përfaqesuesi i Shoqates shqiptare te Turizmit, Zak Topuzi i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora u shpreh se në Shqipëri gjatë sezonit turistik hasen të njëjtat probleme çdo vit.

Topuzi: Ne na përsëriten të njëjtat probleme çdo vit.  Inftastruktura është një nga problemet kryesore që kanë ngritur operatorët turistikë dhe i rikthehen po prap. Kantier ndërtimi në cdo sezon vere, kudo ndërtime pa kriter qoftë edhe pa standarde. Gjithë bota punon, por jo kështu. Kap një rrugë 50 km e bën të gjithën çarçaf. Bota nuk të lejon, mbaro një km dhe pastaj vazhdo pjesën tjetër. 

Ne kemi mangësi në akomodim dhe një sezon të ngushtë, që synon të nxjerri fitime në një periudhë 2-3 mujore dhe reflektohet në një amulli cmimesh dhe kjo bën që ti të mos marrësh atë që pret. 

/Ora News.tv/