“Sërish do dalim fitimtarë” Thaçi beson në pafajësinë e Haradinajt?

“Sërish do dalim fitimtarë” Thaçi beson në

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht e pastër dhe e drejtë. Asnjë gjykatë, as vendore, as ndërkombëtare, nuk mund ta njollos atë”, - kështu shkruan në një postim në facebook, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Thaçi shkruan se thirrja në Gjykatën Speciale e Haradinajt, Krasniqit dhe disa ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së janë dëshmi e mbrojtjes së popullit dhe fakt që kosovarët e kanë luftuar armikun deri në çlirimin e vendit.

“Me Jakup Krasniqin, me anëtarët e tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, komandantët e zonave dhe ushtarët që janë ftuar nga Gjykata Speciale, ne e kemi mbrojtur popullin dhe e kemi luftuar armikun deri në çlirimin e vendit tonë. Si president i vendit, si bashkëluftëtar, e çmoj shumë gatishmërinë e të gjithëve që të bashkëpunojnë me drejtësinë. Duke bashkëpunuar me drejtësinë ndihmojmë që të ngadhënjejë e vërteta për luftën tonë çlirimtare”. 

Në përfundim të reagimit të tij, Thaçi shprehet i bindur se sikurse edhe në të kaluarën, kosovarët, ndër të intervistuarit është edhe Haradinaj do të dalin fitimtarë dhe pastërtia e luftës së Kosovës do të dëshmohet.

“Jam i bindur që, njëjtë sikurse në të kaluarën, sërish do të dalim fitimtarë. Pastërtia e luftës sonë do të dëshmohet përballë çdo gjykate! HTH”

Menjëherë pas ftesës për intervistë nga Gjykata Speciale, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dha dorëheqje të parevokueshme.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje edhe një herë më parë.

Në dhjetor të vitit 2004 Haradinaj ishte zgjedhur kryeministër i Kosovës, ndërkohë pas rreth 100 ditësh, në mars të vitit 2005, kishte dhënë dorëheqje, meqë ishte ftuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës.

EMISIONET