Serbia punëson lobistë amerikanë për heqjen e taksës nga Kosova

Serbia punëson lobistë amerikanë për heqjen e taksës

Autoritetet serbe kanë nënshkruar një marrëveshje me kompaninë amerikane Cleary Gottlieb Steen & Hamilton LLP për të përfaqësuar Beogradin në konfliktin me Prishtinën mbi taksat doganore, sipas një kontrate të paraqitur në Njësinë e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA), e cila është pjesë e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

"Jemi të kënaqur që Serbia ka zgjedhur firmën tonë për ta përfaqësuar në lidhje me çështjet e SHBA që lindin nga mosmarrëveshjet me rajonin e Kosovës dhe Metohijas për çështje të caktuara të bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë kufizimet tregtare të vendosura nga autoritetet e Kosovës ndaj mallrave dhe shërbimeve me origjinë serbe,"-shkruhet në kontratën që FARA mori më 28 mars.

Dokumenti i botuar nga Njësia e Regjistrimit të FARA nuk specifikon se sa po paguan Serbia për shërbimet e kompanisë amerikane.

Qeveria e Kosovës fillimisht vendosi një tarifë prej 10 për qind mbi importet e mallrave serbe më 6 nëntor të vitit të kaluar. 

Dhe më 21 nëntor vendosi një tarifë 100%, duke shkaktuar kritika nga qeveritë perëndimore, përfshirë zyrtarët e lartë të SHBA.

Kosova tashmë ka kontrata të vazhdueshme lobimi me kompanitë e lobimit të SHBA.

Dy të fundit u nënshkruan nga Ministria e Jashtme e Kosovës dhe kompania amerikane Pillsbury Winthrop Shaw Pittman, LLP me qëllim të ofrimit të këshillave ligjore dhe mbështetjes për marrëdhëniet qeveritare dhe aktivitetet e komunikimit publik.

Nën Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj, agjensitë që mbështesin fuqitë e huaja politikisht duket të zbulojnë detaje të marrëdhënieve të tyre.

EMISIONET