Serbia ndalon shqiptarin nga Kosova për krime lufte

Serbia ndalon shqiptarin nga Kosova për krime lufte

Një shtetas nga Kosova  po mbahet në Beograd nga Zyra e Prokurorit Special, me arsyetimin e krimeve të luftës.

Ndalimi i tij konfirmohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e cila nënvizon “sjellja e autoriteteve serbe karshi shtetasve të Kosovës mbetet e ngjashme me politikat e Millosheviqit dhe veprime të tilla i konsideron thjeshtë si një “gjueti shtrigash” ndaj shtetasve tanë”.

Autoritetet serbe para se të merren me shtetasit e shtetit fqinj – Republikës së Kosovës do të duhej duhej të merreshin me shtetasit e tyre serb, të implikuar në krimet e luftës, kundër njerëzimit dhe krimeve tjera në Kosovë, gjë të cilën ata kanë dështuar ta bëjë”.

“Kjo është dëshmia më e mirë se në Serbi nuk ka asnjë shenjë keqardhje, pendimi e as kërkim falje ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, sikurse nuk ka pasur as me qytetarët e vendeve tjera në rajon”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Punëvë të Jashtme të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme i ka bërë thirrje fqinjit verior që “urgjentisht të ndalë keqtrajtimet, maltretimet dhe shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës”. 

Gjithashtu  i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian, shteteve të Kuintit dhe komunitetit ndërkombëtar që urgjentisht t’i tërheqin vërejtjen shtetit fqinj ndaj sjelljeve të tilla duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të shtetasit të Republikës së Kosovës.

EMISIONET