Në një libër të auto shkollës në Danimarkë, paraqitet shteti i Kosovës me një sipërfaqe më të madhe territoriale.

Sipas kësaj harte, Kosova kufizohet edhe me Hungarinë. Ndërsa emri i Serbisë nuk figuron askund, transmeton Klan Kosova.

Me dashje apo pa dashje, në këtë hartë territori e Serbisë është futur brenda kufijve të Kosovës.

Ndërsa një grua, në profilin e së cilës shkruan se është avokate e të drejtave të njeriut, ka bërë një pyetje interesante.

“A paramendohet kjo kur ata thonë se Kosova është Serbi?”


/Ora News.tv/