Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, është takuar në Nju Jork me senatorin amerikan Ron Johnson, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte edhe normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit,  proces në të cilin sipas kryeministres serbe, Prishtina nuk po kontribuon, transmeton lajmi.net.

“Duke folur për dialogun me Kosovën, Bërnabiç potencoi se Prishtina nuk po kontribuon në process dhe se veprimet e saja po e bëjnë edhe më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje”, bëhet e ditur të ketë thënë Bërnabiç nga Qeveria e Serbisë.

E Johnson, ritheksoi se SHBA-të janë të gatshme të ndihmojnë në arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve.

/Ora News.tv/