Serbëve në veri u paguhet energjia, për Preshevën nuk ka Abetare

Serbëve në veri u paguhet energjia, për Preshevën nuk ka

Pakicës Serbe në veri i paguhet rryma e shpenzuar nga qeveria kurse shqiptarët e Krahinës së Preshevës mbetën pa Abetare.

Shqiptarët diskriminohen në kuptimin më klasik pasi ende nxënësit shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës nuk kanë dhe ndihet mungesa e Abetares dhe librave shqip.

Që nga niveli parashkollor, shkollat fillore dhe procesi edukativo-mësimor i shkollave të mesme zhvillohet me plan-programe të vjetruara.Përveç uljes-zvogëlimit të nxënësve në gjitha shkollat kjo krahinë shqiptare përballet edhe me mos nostrifikim të diplomave.

Nxënësve ju mohohet të mësojnë mbi historinë Kombëtare, kulturën, traditën shqiptare e ku pjesë e kësaj janë edhe hapësira e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, ku ende ka mungesa të Abetares dhe librave shqipe.

Kurse studentët nga këto tri komuna heqin të zitë e ullirit që të studiojnë në Universitete shtetërore të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë që kanë një largësi tepër të madhe me kasto tepër të lartë dhe jo lehtë të përballueshme.

EMISIONET