Autoritet shëndetësore, Instituti i Shëndetit Publik po ndjek me shqetësimin situatën e krijuara në jug të vendit si pasojë e përmbytjeve. 

Në kontaktet e përditësuara me qendrat shëndetësore dhe drejtoritë e shëndetit publik, ekspertët konfirmojnë se aktualisht nuk ka shpërthim të sëmundjeve epidemike, por kujdes të veçantë duhet të bëhet në kohën kur tërhiqet ujë dhe të shmangen kontaktet më bagëtitë e ngordhura.

Artan Simaku: “Kontaktet me epidemelogët e rretheve janë me bazë ditore edhe me zona e përmbytura.  Nuk kemi evidentuar probleme lidhur me sëmundjet infektive deri tani për shkak të masave parandaluese që janë marrë prej kohësh nga Instituti i Shëndetit Publik dhe qendrat shëndetsore, si edhe nga shtabi i emergjencës.”

Epidemiologu në ISHP,  Artan Simaku konfirmon se në nivel kombëtare rreth 11 mijë persona në vendin tonë rezultojnë të prekur me infeksione respiratore. Zyrtarisht Shqipëria është në sezon gripal por nga mostrat e ekzaminuara mjekët konfirmojnë se situata është e qetë, bëhet fjalë vetëm për infeksione respiratore dhe jo për epidemia gripale.

Artan Simaku: “Pritet një rritje e trendit të infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme, i cili nga eksperiencat e viteve të kaluara arrin pikun në fundin e muajit janar dhe fillimi i muajit shkurt. Por aktualisht situata e epidemologjike lidhur me infeksionet respiratore dhe gripin është në nivel të ulët të krahasueshëm me të njëjtën periudhë të vitin e kaluar.”

Nuk është kurrë vonë për tu vaksinuar.

Artan Simaku: “Anjëherë nuk është vonë për vaksinimin. Të gjithë personat që nuk janë vaksinuar duhet të paraqiten pranë qendrave shëndetsore për tu vaksinuar falas.”

Në këtë kohë qytetarët, kryesisht grupet e rriskut si të moshuarit, fëmijët, të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna  duhet të jenë vigjiletë pasi është periudha kur virueset gripale do të nisin qarkullimin edhe në vendin tonë. 

/Ora News.tv/