Këngëtarja Selena Gomez ka përfunduar dje  në një spital psikiatrik në Bregun Lindor pasi nuk ishte mirë nga gjendja emocionale.

Një burim i afërt me 26-vjeçaren ka zbuluar se ajo ka disa kohë që vuan prej depresionit dhe ndihet përgjegjëse për të tjerët.

“Ajo është vërtet e bukur, e zhytur në mendime dhe e ëmbël, por ajo ndihet përgjegjëse për shumë njerëz të tjerë dhe që në moshë të re është e zhytur në depresion.

Ajo është e ndjeshme dhe gjithashtu nuk dëshiron të bëjë deklarata për shtyp dhe të pyetet për gjërat që ajo nuk dëshiron të flasë”, tha burimi për Dailymail.

Sipas mediave të huaja thuhet se Selena po i nënshtrohet “terapisë dialektike të sjelljes" që njihet si DBT.

DBT është e dizenjuar për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga çrregullimi i personalitetit, gjë që Selena e ka kaluar dhe më parë.

Në shtator, u raportua se ish i dashuri i saj Justin Bieber u martua me modelen Hailey Baldwin.

Kjo mendohet se është edhe një nga arsyet se pse Selena ka shfaqur probeme emocionale.

/Ora News.tv/