Gomonia e cila u sekuestrua gjate aksionit policor të koduar "SEA" ka qene indicia për ndjekjen policore të mëngjesit të 1 prillit. Mjeti lundrues ka dalë pa leje nga baza e tij në Rradhimë në Vlorës ku ndodhej i ankoruar. 

Ndërsa levizjet e tij te dyshimta ne oret e para te mengjesit kane nxitur policine te nise kontrollet nga toka dhe deti. 50 metra ne vije ajrore nga bregu ku ishte gomonia u gjend dhe sekuestrua sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike, mbi 600 kg kanabis. 

Nderkohe ne afersi te vendit ku u lokalizua gomonia qe u sekuestrua, forcat e kufirit konstatuan nje tjeter gomone me te vogel e cila i shpetoi ndjekjes policore ne det te hapur. 

Dyshimet e bluve jane se gomonia prej 8 metra e sekuestruar me dy motorrë të fuqishem ne bordin e se ciles u gjet nje sasi e konsiderueshme e rezervave ushqimore dhe karburantit kishte per destinacion Malin e Zi dhe Kroacinë. 

Ndersa po vijon krehja e zones per ndonje tjeter sasi te mundshme droge te fshehur ne bregdetin e Orikumit.

/Ora News.tv/