Dy automjete luksoze janë sekuestruar në Durrës, pasi rezultojnë të vjedhura jashtë vendit. 

Në njoftimin e Policisë thuhet se është sekuestruar një mjet tip "Ferrari" i vjedhur në Itali si dhe një "Rang Rover" i vjedhur jashtë vendit. 

Mjeti "Rang Rover"  drejtohej nga një 38 vjeçar nga Kosova, i cili po e kalonte në port atë. (foto ilustrim)

Njoftimet e policisë:

Më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M. H., vjeç 30, banues në Durrës, pasi nga kontrolli që iu bë mjetit tip “Ferrari” rezultoi i vjedhur në Itali.

Më datë 13. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin B. M., vjeç 38, banues në Kosovë, pasi më datë 12. 09. 2018, në PKK Port, nga kontrolli që iu bë, mjetit tip “Range Rover” rezultoi i vjedhur jashtë shtetit, i cili u bllokua.

/Ora News.tv/