Sekuestrohen 82 kokrra ekstazi dhe kanabis, në pranga 2 persona

Sekuestrohen 82 kokrra ekstazi dhe kanabis, në pranga 2 persona

Policia e Vlorës ka sekuestruar 82 kokrra drogë stimuluese ekstazi dhe 220 gramë lëndë narkotike Kanabis.

Blutë bëjën me dije se në pranga kanë rënë 2 persona: shtetasi R.V., 21 vjeç, banues në Tiranë.

“Kapja dhe arrestimi i tij u bë në një lokal të Himarës pasi gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjetën në çantën e dorës 82 kokrra të dyshuara drogë stimuluese e llojit ekstazi”, njofton policia.

I arrestuari i dytë është shtetasi E. A., 19 vjeç, banues në fshatin Lapardha.

“Arrestimi i tij u bë bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, pas kontrollit të ushtruar në banesë, iu gjetën 220 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Foto Ilustruese

EMISIONET