Sekuestrohen 12 doza kokainë dhe një shkop gome, arrestohet pronari i lokalit

Sekuestrohen 12 doza kokainë dhe një shkop gome, arrestohet pronari i

Policia e Fierit dhe FNSH e këtij qyteti kanë zhvilluar një aksion në qytetin e Lushnjës, ku është arrestuar një person dhe janë sekuestruar 12 doza kokaine.

Policia e shtetit sqaron se kontrollet janë zhvilluar në lokalet e natës në vijim të zbatimit të planit të masave për "Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale".

"Në pranga u vu Redjon Caushi, 24 vjeç, banues në Lushnje pasi në lokalin "Bar lloto" në pronësi të tij në qytetin e Lushnjes, u gjetën të fshehura në një vend të përshtatur në  mur 12 doza lëndë narkotike të dyshuara Kokainë", thotë policia në njoftimin zyrtar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një shkop gome i ngjashëm me atë që përdorin punonjësit e policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje po bëhet sekuestrimi i lokalit të përshtatur për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi D.M, 25 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik ju gjetë 1 dozë me lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Materialeti kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge", "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo e shitja e armëve të ftohta" parashikuar nga Nenet 285/a, 283/1 dhe 279 të Kodit Penal.

EMISIONET