Sekuestrimi i 2 ton pije të skaduara, pezullohen dy inspektorë. Ja ç'bënë një javë më parë

Dy inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë pezulluar nga detyra në qytetin e Korçës.

Inspektorët Klement Kodra dhe Daut Pepa u pezulluan pas dy një javë më parë kishin inspektuar subjektin Argentil, ku një natë më parë u sekuestruan rreth 2 ton pije të skaduara.

Sipas burimeve, ata kishin plotësuar raportin për plotësim të kushteve nga ana e subjektit dhe respektimin e dokumentacionit në mënyrë të falsifikuar.

Pas aksionit nga drejtoria e përgjithshme e AKU, konstatohen shkelje të rënda nga ana e inspektoreve e për pasojë duke i pezulluar nga detyra.

Më konkretisht, mbrëmjen e shkuar (31 korrik), u sekuestruan 1740 litra pije freskuese, çajra, lëng frutash si dhe 48.8 kg biskota, kek dhe çokollata. Gjithashtu u konstatuan produkte ushqimore pa kundra etiketë në gjuhën shqipe.

AKU ka marrë edhe masa ndaj kompanisë:

1. Gjobë për mungese te kushteve higjieno- sanitare 300.000

2. Gjobe për tregtim produkti te pasigurte 500.000

3. Gjobe për etiketim te parregullt ne gjuhen shqipe 50.000

4. Bllokim produkti i skaduar deri në asgjësim.

EMISIONET