Sekseri mashtrues mori 300 mijë lekë për t'i gjetur punë shteti në Durrës

I premtonte se do t'i gjente punë shteti në Durrës kundrejt 300 mijë lekëve por e mashtroi.

Pas një hetimi tre mujor policia e Durrësit ndaloi sot Lulëzim  Çifliku 43 vjeç,  banues në Tiranë, me preçedentë penale të mëparshëm për të njëjtën vepër penale.

"Nga hetimet e kryera  ka rezultuar se shtetasi L.Çifliku i ka marrë një shumë prej 300.000 lekë(të reja) shtetasit me iniciale K.SH. me qëllim për ta punësuar pranë një Institucioni Shtetëror në Durrës" informoi sot policia e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"parashikuar në nenin 245/1 të Kodit Penal.

EMISIONET