Sejko:Garantimi i depozitave me rëndësi për zbutjen e krizave financiare
Sigurimi i depozitave është një element i rëndësishëm në zbutjen e krizave financiare.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka marë pjesë në takimin e Komitetit Rajonal për Evropën të Organizatës Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave.
Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitet Sejko theksoi se pas krizave të fundit financiare Bankës së Shqipërisë i janë shtuar përgjergjësitë për ndërhyrje në rastet të jashtëzakonshme.
Tashmë Banka e Shqipërisë ka të drejtë të përdorë mjetet dhe instrumentet e nevojshme për të ndërhyrë në një bankë në vështirësi pa ndikuar në stabilitetin financiar.