Seancë dëgjimore me kandidatët për anëtarë Bordi të Institutit të Krimeve të Komunizmit

Seancë dëgjimore me kandidatët për anëtarë Bordi

Komisioni parlamentar i ligjeve zhvilloi seancë dëgjimore me kandidatët e propozuar nga Akademia e Shkencave dhe shoqëria civile për anëtarët e Bordit të Institutit të Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri. 

Akademia e Shkencave propozoi për anëtar ish-kreun e dorëhequr Gudar Beqiraj dhe Vasil Tolen, ndërsa, nga shoqëria civile morën pjesë në seancë Valjeta Kaftalli, Jonila Godole, Simon Mirakaj, Nebil Çika dhe Agron Hadri. pasi kanë paraqitur platformën e tyre kandidatët i janë përgjigjur dhe pyetjeve të deputetëve mbi angazhimin ose jo në strukturat e sigurimit të shtetit të para vitit 1991.

Beqiraj: Nga familja ime asnjë. Nuk kam pasur fatin të kem.

Alibeaj: Të keq apo të mirë?

Beqiraj: Për në atë kohë e keqe sepse do të isha më mirë.

Tola: Në kuadër të hapjes së Partisë së Punës, ne intelektualëve na u bënë shumë ftesa dhe për fat ndryshuan edhe kohët dhe nuk pata mundësi.

Por nuk munguan as debatet.

Ulsi Manja: I bën pyetje zt.Tole që është muzikant kur 25 vjet Saliu ka qenë sekretar Byroje. Këta e kërkojnë ideologjinë e komunizmit tek muzika. E keni aty brenda. 

Platformën e tyre e paraqitën dhe Nebil Çika e Jonila Godole.

Godole: Ka qenë një interesi im personal edhe përpara se sa shumë institucione të tjera të merreshin me kujtesën duke motivuar të rinjtë si pedagoge për të bërë diploma me këtë temë.  

Çika: Po rikandidoj. Kam qenë për 5 vite anëtar. Jam kandidaturë nga shoqata e ish-të përndjekurve të Shqipërisë.

Komisioni i ligjeve do të vazhdojë seancën dëgjimore me kandidatët e Konferencës së Rektorëve.

EMISIONET