Së shpejti në treg do të ketë një kartëmonedhë e re shqiptare me vlerë 10 000 lekë. 

Vendimi është marrë në mbledhjen e radhës së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. 

“Vendimi miratoi tematikën që do të pasqyrohet në kartëmonedhën shqiptare me kurs ligjor me vlerë 10000 lekë. Kjo kartëmonedhë do të pasqyrojë figurën e poetit të njohur shqiptar, Asdrenit, kombinuar me simbolet figurative të “Flamurit Kombëtar”, si dhe një varg të zgjedhur nga “Himni Kombëtar”, që njihet edhe si HIMNI I FLAMURIT “ Rreth flamurit të përbashkuar/me një dëshir’ e një qëllim”. Krahas kësaj, u miratuan tekstet shoqëruese që lidhen me emrin e bankës, vlerën nominale, si dhe u miratuan përmasat e kartëmonedhës”, thuhet në njoftim.

/Ora News.tv/