RTV Ora vjen plot surpriza në këtë sezon të ri transmetimi.

Emisione të rinj dhe emra të njohur i janë bashkuar ekranit të RTV Ora, duke premtuar një sezon që do të mbërthejë para ekranit tonë të gjithë shqiptarët kudo ku shtrihen frekuencat e gjigandit mediatik “Yldon Media Group”.

Copëzat e emisionit “Ditë e Re” na i kanë zbuluar nëpërmjet një spoti, drejtuesit Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli.

Ata do të qëndrojnë me shqiptarët çdo ditë nga e hëna në të premte, nga ora 07:00 - 10:00.

Mos i humbisni, mëngjeset tuaja bëhen më të bukura nën shoqërinë e ekranit të RTV Ora.

/Ora News.tv/