"S'duam luks qeveritar për piktura e jaguarë", thirrjet e studentëve në protestë

Prej orës 10 studentët protestojnë para Ministrisë së Arsimit. Ata bëjnë thirrje se nuk duan 'luks qeverie' por të shkollohen.

"Refuzoj të jem e ardhmja, që nga sot do jem e tashmja.

S'duam burg, duam banesë, kushte të mira për jetesë.

Duam punë, duam dije, jo pallavra qeverie.

S'duam luks qeveritar për piktura, jaguar,

por shkollim me dinjitet. Kur studenti ka të drejtë.

S'duam rrena duam dije, as reklama qeverie.

Por reforma, por konvikte, përgjysmim të çdo tarife.

Jam student që nuk frikësohem, rezistenca nuk ndalohet

Por bashkohemi dhe protestojmë."


Në një thirrje tjetër, studentët shprehen se nuk janë bankomatë.


"Mjaft i zhvatët xhepat tanë, ne nuk jemi bankomat.

Për reforma e tregtarë që gjithçka na e kanë marrë.

Që na lanë në varfëri, pa punë, pa dije, pa rini.

Jo kredi për kreditet, përgjysmim të çdo tarife.

S'duam zhvatje e s'duam borxhe, as pazare për bixhoze

Për bixhoze burokratësh, pushtetarësh dhe privatesh.

Jo më jo më nuk durohet, në mjerim më nuk jetohet

Por do ngrihem, do bashkohem.

Jam i ri, do rebelohem.

Nuk paguaj, nuk paguaj asnjë lekë për krizën tuaj

Nuk paguaj vërtetime, as tarifa, as kredite

Nuk paguaj për dekanin, s'jam haraç për rektoriatin.

Nuk paguaj korruptimin, kompromision dhe mashtrimin

Studentët kërkojnë plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre pa negociata. 

Ata i janë përgjigjur letrës që Ministria e Arsimit i ka kthyer duke i kërkuar që të ulen në tavolinë dhe të zgjidhin me dialog, por studentët nuk kanë pranuar.



EMISIONET