Studimet më të fundit kanë arritur në konkluzionin se përdorimi i saunës ka përfitime shëndetësore.

Personat që shkojnë në sauna të paktën katër herë në javë, largojnë toksinat nga trupi dhe ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut me 50%.

Gjithashtu besohet që dhomat e mbushura me avull ndihmojnë zgjerimin e venave të gjakut dhe ndihmojnë personat e rritur të tejkalojnë stresin.

Studiuesit nga Universiteti Lindor në Finlandë, kanë thënë që këto përfundime ndihmojnë edhe në evitimin e sëmundjeve të zemrës.

Pacientet që vuajnë nga hipertensioni, shpesh këshillohen që të ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit dhe të bëjnë më shumë ushtrime.

Por tani ka prova që edhe vizitat e shpeshta në saunë, ulin rrezikun për sëmundjet e zemrës.

/Ora News.tv/