Sassuolo ndal Milanin, Evropa bëhet e largët për kuqezijtë

Sassuolo ndal Milanin, Evropa bëhet e largët për kuqezijtë

Është mbyllur në barazim 1-1 takimi i fundit të javës së 31-të të Seria A, mes Milanit dhe Sassuolos.

Një takim që u dominuan përgjithësisht nga kuqezijtë, por ishin miqtë nga Modena që arritën të shënonin të parët.

Ishte mesfushori, Matteo Politano që mori një asist të bukur nga Mazzitelli dhe në hyrje të zonës lëshoi një të djathtë të fortë, që u ndal vetëm në rrjetë, pas krahëve të Gianluigi Donnaruma.

Reagimi i vendasve nuk vonoi, me Kaliniç që vendosi baraspeshën. Sulmuesi kroat lëvizi mjaft mirë në zonë dhe me një 11 metërsh në lëvizje, mposhti Consigli.

Përfundimisht 1-1, me të dy skuadrat që nuk dalin shumë të kënaqura, sidomos Milani që kishte shancin ta dërgonte në 5 distancën me Interin e vendit të 5-të. Ndërkohë, për Sassuolon ky është barazimi i tretë rrjeshtë.

Momentalisht skuadra nga Modena mban vendin e 14-të me 30 pikë, +3 nga zona e ftohtë.

Goli i barazimit nga Kalinic


Goli i avantazhit per Sassuolon

EMISIONET